Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Në spitalin rajonal Isa Grezda në komunën e Gjakovës gjendja me Covid-19 po vazhdon të jetë e qetë, ndonëse në raport me ditët e tjera ka një rritje të lehtë të rasteve. Shefi i repartit pulmologjik Dr.Pleurat Hadri tha se 5 pacientë janë pozitivë me virusin Covid-19.
Hadri apelon që të vazhdohet me vaksinim dhe rrespektim të masave si dhe shmangie të ambienteve me shumë njerëz, pasi që virusi nuk është zhdukur.
Nga 5 pacientët e konfirmuar pozitivë, 2 janë shtetas të Shqipërisë. Të gjithë pacientët janë me simptoma të lehta dhe dy prej tyre janë pothuajse të shëruar.