Rrahje mes disa personave, arrestohen 5 prej tyre

Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Han të Elezit.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e përleshjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./EO/

Read Previous

Qytetarët që kanë pasur të vaksinohen sot, vaksinat do t’i marrin të mërkurën

Read Next

BIK-u hap dyert për festën e Kurban Bajramit, kryetari i Odës së Avokatëve shkon i pari