Helmimi në Deçan, IKSHPK: Në dy mostra e dërguara jashtë vendit janë gjetur, Norovirus dhe E.Coli

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në dy mostrat e fecesit të dërguara jashtë laboratoret e Kosovës, në rastin e Deçanit, del se janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).


Me anë të një njoftimi për media, IKSHPK ka njoftuar se janë duke bërë hulumtim epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

“Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)”, thuhet në njoftim.

Read Previous

​Eda Zeqiri, përfaqëson Kosovën në sportin e notit në Tokio 2020

Read Next

25 aeroplanë nisen nesër nga Zvicra drejt Kosovës