​COVID-19, 39 pacientë me oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 80 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 15 korrik, 32 janë të konfirmuar pozitivë, 1 në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeo-terapi.

“Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë 28 të konfirmuar me COVID-19, 37 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave; Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 4 të konfirmuar pozitivë, 2 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë”, thuhet në njofitm.

Read Previous

2 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19 në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”

Read Next

Nxori këmbën jashtë dritares në veturë zyrtare, gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës