2 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19 në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”

Në raportin 24 orësh të dalur nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, sipas 358 mostrave të testuara, vetëm 5 mostra kanë rezultuar pozitive me virusin Korona.

Ndërsa numri të shëruarve gjatë këtij 24 orëshi ka arritur në 8 persona, gjë që e dërgon numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.557, raporti I ditës së sotme gjithashtu ka bërë të ditur që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Vaksinimi po vazhdon edhe në qytetin e Gjakovës, ku vetëm në këte 24 orësh janë kryer 939 vaksinime, ndërsa numri i qytetarëve të vaksinuar brenda javës në qytetin e Gjakovës ka arritur në rreth 5000 vaksinime me vaksinwn anti kovid.

Ndër të tjera bëhet e ditur se momentalisht në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë, po trajtohen vetëm 2 pacientë të prekur nga COVID19, ndërsa në rrafshin nacional numri i rasteve aktive me COVID19 është 104.

Read Previous

Policia me aksion në disa komuna në rajonin e Dukagjinit

Read Next

​COVID-19, 39 pacientë me oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë