Pas kthimit të kryeministrit Kurti nga Greqia, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje në orën 15:00.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Në mesin e pikave që do të shqyrtohen në këtë mbledhje, pritet të jenë edhe masat e reja antiCOVID.
Kujtojmë se kryeministri Kurti ka qëndruar gjashtë ditë për vizitë zyrtare në Greqi dhe vizita e tij kaq e gjatë në ishujt grekë në kohën kur Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente pas helmimit të më shumë se 1 mijë banorëve, është kritikuar zëshëm nga opozita./GazetaSinjali