Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë Petrit Ajeti, është ftuar që nesër nga ora 09:00 të raportojë në Komisionin për Mbikqyrjen e AKI-së për rastin e helmimit të qytetarëve në Deçan.
Kjo u bë e ditur nga kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu.
“Në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së raportoj Inspektori i Përgjithëshem i AKI-së. Sot po ashtu komisioni mori vendim unanim që nesër në orën 9:00 ta ftoj në takim urgjent drejtorin e AKI- së për gjëndjen në Deçan”./KlanKosova