Deri tani rreth 190 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në rreth 190 milionë. Kurse, si pasojë e këtij virusi raportohet se kanë vdekur mbi katër milionë persona.

188 milionë e 693 mijë e 762 persona janë infektuar me COVID-19 deri tani në botë.

Kështu figuron në faqen botërore e statistikave, worldometers.info.

Sipas kësaj faqe, 4 milionë e 66 mijë e 987 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 172 milionë e 492 mijë e 705 persona.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 34 milionë e 807 mijë e 813 raste.

E dyta radhitet India me 30 milionë e 946 mijë e 74 raste dhe pas saj, Brazili me 19 milionë e 152 mijë e 65 raste.

Edhe pse në shumë shtete është vaksinuar një përqindje e lartë e popullsisë, ende po vazhdon të raportohet një numër i madh i rasteve të infektuara me koronavirus.

Me përhapjen e variantit Delta të këtij virusi, është ngritur shqetësimi se do të fillojë edhe një valë e re e pandemisë./GazetaSinjali

Read Previous

Produktet e së ardhmes, që do të ‘zhdukin’ shumë zakone nga rutina jonë

Read Next

Drejtori i AKI-së urgjentisht ftohet të raportojë në Kuvend për situatën në Deçan