Rritet numri i aksidenteve dhe gjobave në trafik për muajin qershor

Në krahasim më vitin e kaluar për muajin qershor numri i tiketave dhe aksidentëve me të lënduar dhe dëme matriale në trafik ka rritje ndërsa aksidente me fatalitet për fat të mirë nuk ka, kështu u shpreh shefi i operativës për komunikacion, Toger Sejdë Dobraj.

Tutje Dobraj është shprehur se policia ka hartuar planin operativ për motoçiklistat që bëjnë kundervajtje posaqërisht ata të cilët nuk përdorin masat mbrojtëse në komunikacion.

Fillimi i sezonës së dasmave dhe hapja e diskotekave sigurisht që do të jetë problem në komunikacion pasi që janë disa nga ata që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, por policia e Kosovës ka marrë gjitha masat që të ketë siguri maksimale për të gjithë qytetarët  që nga data 15 korrik e këtij muaji.

Dobraj u shpreh të kenë kujdes gjithë drejtuesit e automjetëve të cilët së pari do ta ruajnë vetën e tyre pastaj edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Theksojmë se në muajin qershor janë shqiptuar 5288 tiketa trafiku dhe gjithsej 109 aksidente trafiku me të lënduar dhe dëme materiale, ndërsa aksidente me fatalitet nuk ka asnjë.

Read Previous

U kap duke marrë ryshfet, arrestohet një ortoped

Read Next

Kurti: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të të helmuarve në Deçan