U kap duke marrë ryshfet, arrestohet një ortoped

Për 48 orë është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ortopedi S.S., mjek në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Prokurori i Shtetit, mjeku është arrestuar në flagrancë teksa kryente veprën penale, duke i pranuar mjetet monetare nga një person që ishte duke kryer simulimin e veprës penale.

Mjeku, që ishte pjesë e Komisionit për përcaktim të shkallës së invaliditetit, mësohet se ishte kapur duke i pranuar 100 euro.

Prokurori ka thënë se do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit./Koha.net

Read Previous

“Hidrodrini” rikthen furnizimin me ujë në Deçan, të mos përdoret për pije

Read Next

Rritet numri i aksidenteve dhe gjobave në trafik për muajin qershor