MSh, vendim për zgjatjen e orarit të dasmave dhe klubeve të natës, deri në ora 1:00

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të zgjatet orari i organizimeve të dasmave, ahengjeve të ndryshme e klubeve të natës deri në ora 01:00 pas mesnate.

Po ashtu numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona.

Kjo u bë e ditur nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, të cilët thanë se vendimi ka ardhur pas takimit të kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës Afrim Muqiqi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falënderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve./Telegrafi

Read Previous

Regjisorja Bajrami flet për Kosovën e vërtetë (VIDEO)

Read Next

Specialja cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së