Helmohen qindra qytetarë të Deçanit, dyshohet tek uji i pijes

Qindra qytetarë të Deçanit që nga dita e diel janë duke kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë, mbi dyshime se janë helmuar nga uji i pijes.Bëhet fjalë për më shumë se 300 qytetarë kryesisht nga fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gramaqel,Gllogjan dhe Baballoq të cilët janë paraqitur në QKMF “Adem Ukëhaxhaj

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj’, në Deçan, Selmon Berisha ka bërë të ditur se vetëm gjatë mbrëmjes së dielës ndihmë mjekësore kanë kërkuar 164 pacientë. Në këtë qendër janë gjithsej 10 shtretër dhe të gjithë janë të mbushur, ku pacientët po marrin infuzione.https://www.syri-vision.tv/

Për ti parë nga afër qytetarët dhe situatën në përgjithësi ishte edhe kryeyari i komunës Bashkim Ramosaj i cili tha se janë duke i pritur rezultatet nga Instituti Kom,bëtar i Shëndetësisë në mënyrë që siq thotë ai të kemi një pasyqrë më reale rreth gjendjes së krijuar.https://www.syri-vision.tv/

Lidhur me këtë rast, KRU “Hidrodrini” në Deçan ka lëshuar një njoftim ku ka kërkuar që banorët e fshatrave, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të mos e konsumojnë ujin deri në njoftim të radhës.Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky apel mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e “Hidrodrinit”.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Në debatin publik qytetarët drejtuan ankesa dhe kërkesa ndaj komunës

Read Next

Ministria e Faton Pecit ndan 80 mijë euro për pije për “nevojat” e MBPZHR-së