Malcolm Simmons do të raportojë sot para komisionit për Legjislacion

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-t, Malcolm Simmons do të raportoj para në komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Nga ora 10:00, në platformën “ZOOM”, Simmons do të jetë përballë deputetëve të këtij komisioni.

“10:00 Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, raporton Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. (Platforma “Zoom”)”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Read Previous

Mbi 100 mijë qytetarë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Read Next

​Vdes një person në një aksident trafiku në Prizren