Është kjo Shqiponja e Dushkajës që përjetoi masakra në të cilat u martirizuan shumë burra, gra e fëmijë të kësaj zone por edhee mysafirë, vetëm pse ishin shqiptarë.Me rastin e 100 vjetorit të masakrës së ish Jabllanicës është mbajtur tubim përkujtimor në nderim të të rënëve të asaj dite.Viti 1921 njihet si njëra ndër ngjarjet më të tmerrshme të asaj kohe.Nga vetëm 13 shtëpi sa ishin janë vrarë dhe masakruar 64 burra.Kështu tha profesori i albanologjisë Emin Kabashi gjatë leximit të kumtesës së asaj ngjarje.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore, përfaqësues të OVL-UÇK-së, përfaqësues të partive politike dhe familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.Kjo trevë në cdo etapë të historisë dha kontribut të pamohueshëm në mbrojtjen e vendit u tha me këtë rast.
Haradinaj ndau edhe një kujtim të viteve 98-99 që kishet ndodhur pikërisht në të njëjtin vend.
Pas ceremonisë është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në kujtim dhe nderim 64 të rënëve në atë masakër në vendin e ashtuquajtur në kodrën e madhe. Jabllanica ka një histori të gjatë në luftën dhe sakrificën për liri, dhe fryma për ruajtjen dhe vlerën kombëtare vazhdon të përcillet ndër breza.