Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë investim të ri në fshatin Qerim të komunës së Gjakovës konkretisht në rrugën “Sadri Zeneli”, ku për banorët e kësaj lagjeje tani nuk do te jetë me problem uji i pijës. Zëdhënësja e kësaj kompanie Dafina Syla – Dina tha se ky projekt është financuar nga vetë kompania e ujësjellësit dhe se perfitues të këtij projekti nuk do jenë vetem banorët aktual të kësaj lagje por edhe banuesit e rinjë që do vendosen këtu.https://www.syri-vision.tv/
Banorët e kësaj lagje të cilët nuk deshiruan të prononcohen para kamerës së televisionit tonë, u shprehen të kënaqur me këtë investim ku mes fjalëve thanë se kanë hequr shumë me ujë të pijës dhe janë detyruar të dalin edhe të komshinjtë, ndersa tani ky problem ka marrë fund.https://www.syri-vision.tv/