Një muaj paraburgim për personin që sulmoi zyrtarët policorë

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.I., pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar policët në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, derisa ata ishin në orarin e punës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas gjykatës, ai i kishte sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë pas mesnatës së 4 korrikut, pasi që ata i kishin kërkuar vëllait të tij që ta largonte veturën e parkuar dhe t’ua prezantonte atyre dokumentet e qarkullimit.

Zyrtarët policorë kishin kërkuar nga A.I që të largonte veturën dhe i kishin kërkuar dokumentet e nevojshme për qarkullim në rrugë publike, në ato momente ka ndërhyrë i pandehuri A. I.(1), i cili i kishte thënë vëllait të tij A. I.(2) që të mos i dëgjonte urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishin shtyrë të njëjtit, duke i fyer me fjalë të rënda, e më pas edhe i sulmojnë me duar, me ç’ rast zyrtarët policorë detyrohen që të kërkojnë tretman mjekësor“, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime, gjykata vlerëson se i pandehuri A. I.(1) dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që aplikimi i masave të tjera do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Deliu: Është për të ardhur keq që Kurti nuk ka kohë ta dëgjojë Vasfije Krasniqin

Read Next

Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të Kampionatit Evropian