Deliu: Është për të ardhur keq që Kurti nuk ka kohë ta dëgjojë Vasfije Krasniqin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar deklaratën e deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqit, e cila ka thënë se kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka ftuar për të biseduar se si të veprojë për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në dialogun Kosovë-Serbi.

Deliu-Kodra ka thënë se është për të ardhur keq se si ngjarjen e Vasfije Krasniqit e ka dëgjuar Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë kryeministri Albin Kurti.

“Një zonjë shumë e respektuar, Vasfija, paska deklaruar se i vjen keq që Albin Kurti akoma nuk ka kërkuar këshilla nga ajo se si të veprojë në dialogun Kosovë – Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Është vërtetë për të ardhur keq se si kryeministri i Kosovës, z. Kurti, as pas 100 ditësh nuk ka arritur që të flasë me zonjën Krasniqi, e cila ka marrë guximin për të treguar tmerrin që ka përjetuar. Zonjën Krasniqi e ka dëgjuar Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë kryeministri ynë. Sa shumë për të ardhur keq”, ka shkruar ndër të tjerash Deliu-Kodra, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se Kurtit nuk i interesojnë këto tema tani, por vetëm në kohë zgjedhjesh bën sikur interesohet rreth këtyre çështjeve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:
Një zonjë shumë e respektuar, Vasfija, paska deklaruar se i vjen keq që Albin Kurti akoma nuk ka kërkuar këshilla nga ajo se si të veprojë në dialogun Kosovë – Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.Është vërtetë për të ardhur keq se si kryeministri i Kosovës, z. Kurti, as pas 100 ditësh nuk ka arritur që të flasë me zonjën Krasniqi, e cila ka marrë guximin për të treguar tmerrin që ka përjetuar.Zonjën Krasniqi e ka dëgjuar Kongresi Amerikan, por nuk ka kohë ta dëgjojë kryeministri ynë. Sa shumë për të ardhur keq.Albin Kurtit nuk i interesojnë këto tema tani. Vetëm në kohë zgjedhjesh ai bëhet sikur interesohet.Edhe kur ishte opozitar u premtonte familjeve të të pagjeturve se nuk do të pranonte të shkonte në bisedime me Serbinë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre, por kur u bë kryeministër e harroi premtimin dhe u ul pa kushte në tavolinën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiqin.Kryeministri Kurti duhet të sillet me përgjegjshmëri dhe të mos keqpërdorë temat e ndjeshme dhe plagët e hapura të shoqërisë tonë nga lufta e fundit.

Read Previous

Shkon në 4 milion numri i viktimave nga COVID-19 në botë

Read Next

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi zyrtarët policorë