Ministrja Gërvalla takon homologun e saj nga Republika e Maldiveve

????????????????????????????????????

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një bisedë virtuale me homologun e saj nga Republika e Maldiveve, Abdulla Shahid.

Ministrja Gërvalla e uroi ministrin e Punëve të Jashtme Shahid për zgjedhjen si Presidenti i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Bashkëpunimin dypalësh ajo e cilësoi si shumë premtues dhe pozitiv.

Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Maldiveve, një shtet ky miqësor dhe mjaft proaktiv.

Të dy ministrat e jashtëm shtjelluan programin e bashkëpunimit dypalësh duke theksuar nevojën e thellimit të marrëdhënieve në fusha si ekonomia, turizmi e kultura.

Nga ana e tij, kryediplomati i Maldiveve siguroi mbështetjen e shtetit që përfaqëson për Republikën e Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar./EO/

Read Previous

Hakerët kërkojnë 70 milionë dollarë për të “rikthyer” të dhënat e mbajtura nga kompanitë e goditura në sulmin e fundit kibernetik

Read Next

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaron aksione në Netflix, Tesla e Volkswagen