Atdhe Nuhiu befason me skuadrën e re

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka befasuar me skuadrën e tij të re.

Nuhiu i është bashkuar skuadrës austriake, SCR Altach.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit e cila ka publikuar një fotografi të Nuhiut teksa po firmoste kontratën.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Austria.

SCR Altach bën pjesë në elitën e futbollit austriak.

Atdhe Nuhiu u largua nga Kombëtarja e Kosovës në futboll para pak muajsh./korrektpress.org/

Read Previous

Kylian Mbappe ka vendosur për të ardhmen e tij

Read Next

Hoxha: Brenda një afati kohor shisha baret do të mbyllen