Vija në thua i doli të jetë lloj i kancerit

Alana Severs kishte injoruar shenjën e vogël dhe të “çuditshme” në thoin e saj për vite me radhë duke e mbuluar atë me manikyr të kuq, pasi e bënte të ndihej në siklet.

Por, 36 vjeçarja kishte shkuar menjëherë te mjeku pasi kishte lexuar një artikull në revistën “Cosmopolitan” se si një vijë në thua mund të jetë simptomë e një lloji të pazakontë të kancerit.

Pas një biopsie urgjente, Severs u diagnostifikua me melanoma dhe iu desh të bënte dy operacione për ta eliminuar kancerin, shkruan The Independent.

“Meqenëse ishte thjesht një vijë e vogël unë kurrë nuk kam menduar diçka për të dhe gjithmonë përdorja manikyr të kuq për ta mbuluar, sepse isha në siklet për këtë”, ka thënë ajo.

Tani Severs ka mbetur pa thua, por thotë që është e lumtur që e kapi kancerin në hapat e parë para se të përhapet.

Read Previous

Komuna e Gjakovës deponon padi për rastin e serbes

Read Next

Serbja kthehet përsëri në Gjakovë madje me kërkesa ndaj komunës