Cramon zbulon kërkesat e Osmanit për EULEX-in

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në një konferencë për shtyp ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian mbështetje në disa prej çështjeve të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Këto kërkesa Cramon thotë se i ka pranuar nga takimi që ka zhvilluar me presidenten Osmani. Ajo deklaron se kërkesat e Osmanit do të mbështeten nga BE-ja.

“Për herë të parë ajo ka dërguar disa kërkesa ku ajo do të dëshironte të kishte mbështetje nga Misioni i Eulexit në disa prej çështjeve ligjore këtu në Kosovë dhe mendoj se ajo këtu ka të drejtë. Ndërsa kemi misionin e Eulexit këtu që është krijuar nga institucionet e BE-së dhe është në kompetencën e presidentes të miratojë mandatin e Eulexit dhe ajo mund të shtojë ndonjë kërkesë”, ka thënë ajo./GazetaSinjali

Read Previous

Si të mbroheni dhe si ta përballoni ‘të nxehtin afrikan’ në vend këto ditë!

Read Next

Admir Mehmedi kishte përgjegjësinë kryesore që Zvicra të kalonte në çerekfinale të Euro 2020