Për pak vjet, në Hënë astronautët mund të përdorin WhatsApp

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe filma në platformën Netflix, transmeton Gazeta Sinjali.

Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

“Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”, tha Nick Shave, zv.president i programeve strategjike të Inmarsat.

Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë dhe pa dyshim se do të jenë më të lehta për astronautët.

Read Previous

Dita e parë e punës ishte dita e fundit e jetës për 20-vjeçarin në Velipojë

Read Next

11 vjeçarja lind fëmijë, besohet se është mamaja më e re në Britani