166 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është ulur dukshëm, pasi në gjithë vendin janë vetëm 166 raste.

Ndërkaq, dje pati vetëm 7 raste pozitive me koronavirus dhe nuk pati asnjë rast të vdekjes.

Edhe vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka filluar në masë të madhe. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës anti-COVID.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të saj./ Gazeta Sinjali/

Read Previous

Betejë juridike mes Kishës Ortodokse dhe Universitetit të Prishtinës

Read Next

Sot zhvillohen dy ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Euro 2020