Në mbledhjen e KKSB-së diskutohet për sigurinë dhe arsimin

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete dhe  Siguri në Bashkësi. Anëtarë të komuniteteve të ndryshme diskutuan për çështje të shumta që preokupojnë shoqërinë në Gjakovë. Major Milazim Lumi foli për situatën e sigurisë të cilën e cilësoi përgjithësisht të  qetë. Ndërsa kryetari i komunës Ardian Gjini kërkoi të dijë më tepër rreth çështjes aktuale  të djegies së mbeturinave në qendrën transfer, në lagjen Ali Ibra.

Nga policia thanë se hetuesia është duke punuar me këtë rast dhe janë duke pranuar informata të cilat janë në konfirmim e sipër.

Prezent në mbledhje ishte edhe Drejtori i arsimit Gjevalin Nikollbibaj i cili njoftoi të pranishmit se nesër mbahet matura shtetërore.

Major Lumi, konfirmoi se neser ata do të jenë në gjendje gadishmërie për të përcjellë mbarëvajtjen e testit.

Të pranishmit diskutuan edhe për çështje të tjera si gjelbërimi, rregullimi I shtretërve të lumenjve, braktisja e shkollave e të tjera. Nga këtu u kërkua bashkëpunim  me qytetarët në mënyrë që reagimi për çështje problematike të jetë sa më i shpejtë nga komuna.

Read Previous

Ka filluar sanimi i rrugëve të dëmtuara në zonën urbane dhe atë rurale në komunën e Gjakovës

Read Next

Kryeministri Kurti priti në takim diplomatin finlandez, Kai Sauer