Ka filluar sanimi i rrugëve të dëmtuara në zonën urbane dhe atë rurale në komunën e Gjakovës

Ka filluar sanimi i rrugëve të dëmtuara në zonën urbane dhe atë rurale në komunën e Gjakovës. Këto rrugë po rregullohen para se të mbërrijnë bashkëatdhetarët nga diaspora, në mënyrë që të mos krijohet kaos në komunikacion e poashtu t’ju krijohet qasje më e lehtë në lokacionet ku i frekuentojnë. Drejtori i sherbimeve publike, Shkumbin Kastrati tha se rrugët që kanë frekuentim më të lartë do të rregullohen me fillim.

 Sipas tij brenda këtyre ditëve do të përfundojnë punimet nëpër qytet.

Investime do të ketë gjithë vitin si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra ku qëllimi kryesor është përmirësimi i jetesës së qytetarëve.

Read Previous

Gresa Caka-Nimani kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Read Next

Në mbledhjen e KKSB-së diskutohet për sigurinë dhe arsimin