Të drejtat e pronësisë të mirëpërcaktuara të detyrueshme për t’u zbatuar janë parakusht për funksionimin e ekonomisë së tregut. Çështjet e pronësisë vazhdojnë të konsiderohen ende sot një shqetësim madhor për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Përkundër faktit që shumë akterë komunal dhe OJQ vazhdimisht kanë bërë përpjekje për të sensibilizuar opinionin në regjistrimin e pronës gjendja në teren lë shumë për të dëshiruar.
Bazuar në këtë problematikë, muajt e fundit përfaqësuese nga FAGJ kanë implemetuar projektin e financuar nga Banka botërore për vetëdijësimin e komuniteteve romë, ashkalinj e egjiptianë për regjistrimin e pronës.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: