Pritet mbyllja e shisha bareve në afërsi të objekteve të banimit

Banorët e kahmotshëm në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, tashmë një kohë të gjatë nuk po gjejnë qetësi. Gati për çdo natë muzika me zë të lartë në ambientet e shisha bareve, e ndejat që vazhdojnë deri në mëngjes janë pengesë e madhe për të vazhduar jetën normalisht, sipas banorëve.  Ata thonë se janë lodhur duke u ankuar për një të drejtë të tyren elementare.

E si duket shumë shpejtë ky problem do të zgjidhet. Shefi i inspektoriatit, Artan Hoxha tha se rregullorja e re për veprimtaritë ekonomike, konkretisht ato që ofrojnë shërbime përmes shishave e llullave, do tu pamundësojë atyre të ushtrojnë veprimtarinë e tyre afër objekteve të banimit.

Sipas Hoxhës këto biznese  që nuk konsiderohen ilegale por që megjithatë po pengojnë jetën e banorëve në Çarshinë e Madhe, do të njoftohen paraprakisht se kur do të duhet të lirojnë hapësirat.

Kjo rregullore fillimisht është miratuar në Kuvendin Komunal të Gjakovës me datë 30 prill dhe më pas ka marrë miratimin edhe të Ministrisë dhe që nga java e ardhshme do të hyjë në fuqi. Banorët në Çarshinë e Vjetër thanë se nuk janë kundër këtyre bizneseve, por që kërkojnë mirëkuptim, pasiqë u është bërë e pamundur të jetojnë në pronat e tyre private si rezultat i ushtrimit të kësaj veprimtarie tashmë të zgjidhur edhe juridikisht.

Read Previous

Dënohet personi që prezantohej si pjesëtar i FSK-së

Read Next

Mbahet panairi i punës në Gjakovë