​Shembet pallati 12 katesh në Majami

Një pallat 12 kate është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Majami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës.

Një numër i madh forcash policore e me dhjetëra skuadra zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje.

Skuadrat e shpëtim-kërkimit janë duke gërmuar nën rrënojat e ndërtesës për të gjetur të mbijetuar.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për shumë viktima.

Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

Punonjësit e ndihmës kanë evakuuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët rreth e rrotull gjithashtu janë mbyllur./kosovaPress/

Read Previous

​2700 qytetarë të vaksinuar në Deçan

Read Next

Dënohet personi që prezantohej si pjesëtar i FSK-së