Haradinaj: Qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit

Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë që të formojë sa më parë Komisionin për shënjimin e kufirit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se akoma nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë-Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I porpozoj Qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja. Së pari Qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi. Komisioni duhet të krijohet. Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatuar të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera./EO/

Read Previous

​Kusari: Intervistat me kandidatë në Kuvendin e Kosovës të bëhen në praninë e mediave dhe të regjistrohen

Read Next

Vitia dhe Zemaj përplasen në Kuvend për ndërprerjen e kontratave të infermierëve