IKShPK: 165 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 165.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274, ndërsa deri tani nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,254 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Read Previous

Projektuesi i Ujmanit: Në rekomandimet e ShBA-së nuk ka asgjë çka duhet të ishte përfshirë

Read Next

Albin Kurti : Me Serbinë nuk diskutojmë për statusin e Kosovës por për marrëdhëniet tona