Evakuohen banorët, digjen disa shtëpi

Mëngjesin e së enjtës, në Graçanicë disa shtëpi janë përfshirë nga flakët.

 Megjithëse zjarrëfikësit e Lapnasellës kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, ata të Graçanicës kanë arritur 45 minuta me vonesë.

Disa banorë edhe janë evakuar për shkak të sigurisë së tyre.

Ndërsa zjarri ende vazhdon të jetë në objektin e parë, dhe për këtë arsye në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit nga Prishtina.

Arsyet e zjarrit ende nuk dihen. Do t’iu mbajmë të informuar lidhur me këtë rast./IndeksOnline/

Read Previous

​Përleshje brenda burgut, 6 të vdekur, 9 të plagosur

Read Next

Kosova kërkon kthimin e “Ganimete Tërbeshit” nga Mali i Zi