Moti në Gjakovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot diell dhe shumë i nxehtë.

Në Gjakovë temperatura minimale do të jetë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të shënojë 37 gradë Celsius, transmeton Tv Syri.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./ TvSyri

Read Previous

24 mijë maturantë testohen të shtunën

Read Next

Kuvendi mban sot seancë plenare