Tryezë diskutimi për edukimin e komuniteteve

Për të shënuar Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, 24 qershorin sot në Universitetin e Gjakovës, “Fehmi Agani” është organizuar tryezë  me temën “Edukimi, gurthemel i avansimit shoqëror”.  Fjalën hyrëse në këtë takim e pati rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Artan Nimani i cili shprehu falenderimet e tij për të gjithë akterët që pranuan të jenë pjesë e këtij diskutimi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fridon Lala tha se ndër vite pak masa janë ndërmarrë për edukimin e komuniteteve.

Më pas për të pranishmit foli Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci e cila ndër të tjera shtoi se arsimi është prioritet e i qeverisë dhe se synojnë politika të veçanta për edukimin e komuniteteve.

Në anën tjetër Elbert Krasniqi si Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lolak, tha se mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë.

Ndër tematikat e ndryshme që u diskutuan nga përfaqësues të organizatave joqeveritare ishte edhe rëndësia e arsimit të hershëm dhe digjitalizimi i arsimit ku u kërkua të merren masa në drejtim të kësaj çështje.

Read Previous

Nesër seanca plenare e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Read Next

Pfizer, efektive edhe ndaj mutacionit indian