Deklaratat për privatizimin e KF “Vëllaznimi” nuk janë të vërteta!

Në rrjetet sociale janë publikuar deklarata se nesër do të bisedohet për privatizimin e klubit gjakovar “Vëllaznimi”.

Mediumi ynë ka kontaktuar me menaxherin e klubit, Besnik Gojani për verifikimin e lajmit, i njëjti ka thënë se asnjë nga deklaratat nuk janë të vërteta. Ende nuk ka diçka konkrete rreth kësaj çështje.

Vëllaznimi është i hapur për të gjithë donatorët dhe të interesuarit tjerë dhe presin që ditë më të mira të vinë për skuadrën kuq e zi.

Read Previous

Risia e fundit e Syrit. Raporto dhe ti!

Read Next

​Pandemia dëmtoi më shumë gratë