Shtatë minuta, dy gola nga Holanda (VIDEO)

Është duke u zhvilluar pjesa e dytë në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Holandës.

Ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Holandës e cila po zhvillohet në kuadër të grupit B, është e fundit për këto dy kombëtare në fazen e grupeve.

Holanda është në vendin e parë me gjashtë pikë kurse Maqedonia e Veriut është në vendin e fundit me as edhe një pikë.

Maqedonia e Veriut-Holandë, 0:3.

58′ GOOOOOOOL, Wijnaldum përsëri mposht portierin maqedonas dhe thellon përsëri epërsinë

55’ Goditje e fuqishme e Enis Bardhit nga gjuajtja e lirë, kalon murin mbrojtës të Holandës, mirëpo portieri shuan shpresat e maqedonëve  për gol.

51’ GOOOOL, Shënon Wijnaldum.

48’, Karton i verdhë për Visar Musliun e Maqedonisë së Veriut.

46’, Denzel Dumfries zëvendësohet nga Steven Berghuis.

46′, Jurrien Timber del nga loja, në vend të tij hyn Stefan de Vrij.

46′, Fillon pjesa e dytë.

45’+2, Përfundon pjesa e parë.

29’ Dumfries rrezikon portën e Maqedonisë së Veriut, por portieri këtë herë nuk e lejon.

24’ GOOOOOL, Me aksionin klasik tw ‘tulipanëve’, rezultoi me gol nga Depay.

21’, Trajkovski i Maqedonisë së Veriut godet shtyllën e Holandës me një gjuajtje të fuqishme.

1′, Fillon ndeshja.

Read Previous

Terapia e re, Mozart kundër Epilepsisë

Read Next

​Borrell informoi ministrat e BE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi