U ndryshua tri herë data e përfundimit të vitit shkollor 2020-2021 për klasat e IX, X dhe XI, megjithatë sot zyrtarisht përfundoi procesi mësimor për këto klasa. Ndryshimi i vendimeve nga ana e Ministrisë së Arsimit ka sjellur vështirësi për planifikim dhe vlerësim të nxënësve. Kështu thonë drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës.
Mbyllja e notave nga mësimdhënësit në prezencë të nxënësve është obligative u tha ndër të tjera nga drejtorët e këtyre shkollave. Procesi i vlerësimit do të vazhdojë edhe nesër.