Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Jose Mourinho thuhet se ka folur me Sergio Ramosin dhe Roma po konsideron të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin spanjoll.
35-vjeçari u largua nga Real Madridi pas 16 vitesh dhe ka qenë i lidhur me gjysmën e Evropës deri më tani, përfshirë Milanin në Serie A.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Roma po mendon gjithashtu se si ta joshin veteranin për t’u transferuar në Olimpico.
Ish-trajneri i tij, Mourinho e ka marrë detyrën e trajnerit këtë verë dhe të dy folën në telefon pasi mbrojtësi i Los Blancos kishte konfirmuar largimin nga Bernabeu.
Spanjolli ka fituar Kupën e Botës dhe dy Kampionate Evropiane me Spanjën, por nuk u zgjodh për Euro 2020, dhe më pas kontrata e tij me Real Madridin nuk u rinovua.
Raporti pretendon se ishte një bisedë midis miqve në një ditë të vështirë për ish-kapitenin, por gjithashtu një mundësi për të folur për të ardhmen.
Mourinho shpreson të bindë ish-lojtarin e tij për të lëvizur në kryeqytetin italian, por pengesa e parë për Romën do të ishin kërkesat e lartë e pagës./Ekonomiaonline
