U mbajtë për herë të parë një manifestim i poezisë mbarëkombëtare, ku morën pjesë poet e shkrimtar nga të gjitha trojet shqipëtare. Vogëlushja Dua Jakupi e mbesa e dëshmorit Mark Simoni e hapi këtë aktivitet me një recitim për gjyshin. Në këtë konkurs kishte shumë të interesuar për të marrur pjesë, kështu tha Mevlyde Saraçi, organizatore e kësaj ngjarje kulturore.
U ndanë edhe shumë mirënjohje për vepra jetësore, kontributdhënësve në fushën e poezisë, dhe dy mirënjohje postmortum për Hadi Shehun dhe Halil Haxhosajn të cilat i morën familjarët e të ndjerëve. Çmimi i parë i takoi poetes Eliverta Kanina.