Infrastruktura rrugore “detyron” banorët e lagjes Hasi në Cërmjan të braktisin vendlindjen

Është vetëm 1.1 kilometër rrugë, por për 150 banorët e lagjës Hasi në fshatin Cërmjan, kjo distancë kërkon pothuajse 40 minuta që të përshkohet, për faktin se infrastrukrua e saj është e dobët.Kjo rrugë me plot kthesa dhe gropa e bën qarkullimin të vështirë për banorët dhe mjetet e transportit.https://www.syri-vision.tv/

Tahir Hasi banorë i kësaj lagje tha se nga viti 2018 kanë paraqitur kërkesën në kuvendin komunal të Gjakovë për asfaltim të rrugës por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Një tjetër preukopim është se banorët janë larguar duke braktisur vendlindjen për shkak të mungesës së infrastrukturës. https://www.syri-vision.tv/

Lidhur me këtë ne i jemi drejtuar drejtorisë për shërbime publike. Shkumbin Kastrati drejtor i këtij dikasteri ka thënë se investimet në fshatin Cërmjan do të behen në faza për faktin se kemi vështirësi financiare.

Rruga “Zymer Dauti” në kohë me reshje bëhet e pakalueshme.Gjithçka që kërkojnë banorët e këtushëm është vetëm asfaltimi I saj. Sepse sipas tyre jo vetëm që përmirësohet infrastruktura por edhe jetesa e banorëve të kësaj zone.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Jasharaj kërkesë ministrit Vitia: Punëtorët e arsimit të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor