9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm nëntë raste të reja të infektimit me COVID-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor nuk ka vdekur asnjë i infektuar.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë të prekur me koronavirus.

Kësisoj, numri i rasteve aktive është 179.
Në 24 orët e fundit janë testuar 1,694 persona.

Read Previous

Rritje e lehtë e rasteve të dhunës në familje

Read Next

Infrastruktura rrugore “detyron” banorët e lagjes Hasi në Cërmjan të braktisin vendlindjen