Rritje e lehtë e rasteve të dhunës në familje

Ditëve të fundit është rritur numri i rasteve të dhunës në familje.Kështu thonë në strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë e cila merret me trajtimin e këtyre rasteve. Konsulentja Sakibe Doli tha se në vazhdimësi ka raste të tilla.

Përveq kësaj problematikë është edhe mosha e fëmijëve për të qëndruar në shtëpin e sigurtë.https://www.syri-vision.tv/

Rritje të lehtë të rasteve të dhunës në familjen e kanë konfirmuar edhe njësia e hetimeve gjegjësisht sektori për parandalimin e kësaj dukurie.Shefi i njësisë së hetimeve pranë stacionit policor kapiten Emin Hoxhaj tha se nga janari e deri në qershor të këtij viti policia ka konfirmuar 71 raste, 71 arrestime, 45 ndalime, 7 strehime si dhe 11 raste me urdhër mbrojtës.https://www.syri-vision.tv/

Shtëpia e Sigurt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe gjithë akterët tjerë relevantë në vazhdimësi po punojnë për parandalimin e kësaj dukurie e cila vazhdon të mbetet shqetësuese për shoqërinë.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Hapet aplikimi për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale

Read Next

9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë