Vdes i riu që u plagos mbrëmë në Klinë

Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasi i riu Valentin Balaj nga fshati Rixhevë i Klinës vdiq në QKUK, pasi u plagos mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Abedin Rexha”.

Sinjali mëson se në prangat e Policisë si i dyshuar për këtë plagosje ka përfunduar Fatlum Delija.

Në vendin e ngjarjes burimet e Sinjalit njoftojnë se Policia gjeti një armë, katër fishekë dhe një skallper.

Rasti është hapur në Polici si “vrasje”.

Read Previous

​Vetëm 186 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Read Next

​Dita Botërore Kundër Thatësirës dhe Shkretëzimit