Shkolla “Dëshmorët e Kombit” një shembull se si duhet të kujdesemi për mjedisin

Natyra nuk na mashtron, jemi ne që e mashtrojmë veten, kjo thënie e filozofit Zhan Zhak Ruso zë vend në njërin nga drunjët dekorativ në oborrin e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë të Gjakovës. Gjithë këto lule, pisha e fidane janë nga vetë iniciativa e drejtorit të shkollës i cili vullnetarisht bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit kujdesen për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e këtij mjedisi.

Në oborrin e këtij institucioni arsimor ka të mbjellura edhe pemë nga më të ndryshme si mollë, ftua, lajthi e poashtu edhe perime. Frutat e këtyre pemëve ata i shfrytëzojnë si shujta gjatë pushimit ndëmrjet orës mësimore.

Përveq orëve mësimore mësimdhënësit kujdesen që të edukojnë gjithë brezat e kësaj vatre diturie për të pasqyruar një mjedis sa më të pastër dhe edukativ.

Një tjetër gjë që verehet këtu është se kujdes të veqantë i kushtojnë edhe reciklimit.

Nxënësit jo vetëm që janë të përkushtuar në mësim por edhe të apasionuar për mirëmbajtjen e mjedisit.

Pëveq ambientit të pastër kjo shkollë shquhet edhe për rregullin brenda saj.Drejtori Brahimaj tha se për 18 vite asnjëherë nuk është thyer ndonjë xham, bankë apo karrige. Meqë 120 nxënësit i ruajnë dhe i pastrojnë ato me mirëmbajtësit.

Read Previous

Shqipëria e Mesme më e rrezikuar nga gripi i shpendëve, konsumatorët të kenë kujdes

Read Next

Komuna e Gjakovës nuk ndan mirënjohje për TV Syri