Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjakovës nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt koncert sportiv për fëmijë. Me këngë e valle të ndryshme u karakterizua kjo mbrëmje.
Pjesë e këtij koncerti ishte edhe Ansambli i valleve popullore “Ardhmëria”.
Përmes këngëve që fëmijët kënduan dhe valleve moderne e popullore ata përcollën emocione të mëdha tek publiku i cili i duartrokiti të gjitha performancat.