Komuna e Gjakovës në kuadër të aktiviteteve për ditën e çlirimit sot iu ka ndarë mirënjohje dhe medalje familjeve të të rënëve në luftën e fundit në Kosovë. Fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni e pati kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se falë gjakut të atyre që ranë për liri ne sot kemi të ardhme më të ndritur.
Ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke vlerësuar lart guximin e luftëtarëve të lirisë ndër të tjera u shpreh:
Gërshetimi i krenarisë dhe dhimbjes janë brenda kësaj mirënjohjeje, për familjarët e heroit Elton Zherka.
Edhe familjarë të tjerë që kanë humbur më të dashurit u shprehën se ndjehen të nderuar që gjaku i familjarëve të tyre nuk harrohet.
Theksojmë se rreth 212 mirënjohje u ndanë për familjet e të rënëve në luftën e fundit në komunën e Gjakovës, për të shënuar 14 qershorin ditën e clirimit të qytetit.