Si çdo 14 qershor edhe sot djali i heroit të kombit Agron Rama, Azmoni nderoi veprën sublime të babait dhe të bashkëluftëtarëve të tij. Ishte vetëm 4 vjeç kur mbeti pa babain, por nga familjarët iu kultivua ndjenja e krenarisë dhe përgjegjësisë kombëtare.
“Bëhu Hero duke dhuruar gjak.” E pikërisht hero i kësaj dite u bë djali i dëshmorit Sejd Rama, Iliri. Ai në 22 vjetorin e çlirimit të Gjakovës vendosi që të dhurojë gjak për të shpëtuar jetë. Sot vazhdoi rrugën që dikur ia trasoi babai i tij.
Luftëtarët lanë fëmijët e tyre dhe iu bashkuan vijës së parë të frontit për ta ujitur tokën e Kosovës me gjakun e lirisë. Ata u flijuan por të pavdekshme janë veprat e tyre. Sot pasardhësit e tyre vazhdojnë të përcjellin të njëjtën ideal ashtu siç u mësuan ndër gjenerata.