Shkarkohet Valdete Daka


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar Kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Kushtetuta parasheh që Kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republiëks së Kosovës.

Po ashtu thuhet se KQZ është organ kushtetues dhe i pavarur dhe se kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së.

KOHA e ka siguruar dokumentin e shkarkimit të Dakës.

Read Previous

​MSh jep detaje për vaksinimin masiv i cili nis nesër

Read Next

Në 22 vjetorin e çlirimit nderohen me homazhe dëshmorët dhe martirët e Gjakovës