Turne në shah për nder të festës së 14 Qershorit

Shoqata “Iniciativa e pavarur” e të verbërve në Gjakovë organizoi turneun e shahut për nder të 22 vjetorit të ditës së çlirimit. Në këtë aktivitet simbolik morrën pjesë anëtarë të kësaj shoqate dhe anëtarë nga Iniciativa e Pavarur e Kosovës.

Sokol Elezaj gjatë garës që e zhvilloi na tregoi për vështirësitë që hasin gjatë lojës së shahut.

Për herë të parë në turne janë bashkangjitur edhe anëtarët e shoqatës “Iniciativa e pavarur” .

Fitues i këtij turneu doli Melazim Halilaj , ndërsa vendin e dytë e zuri Sokol Elezaj.

Read Previous

Urime Dita e Çlirimit Gjakovë

Read Next

PDK nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e komunës së Gjakovës