Gjykata e Apelit e ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak, drejtorin tanimë të suspenduar të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.
Sipas vendimit të Apelit, Lavdim Krasniqit i është ndaluar t’i afrohet objektit të KPK-së dhe të dyshuarës tjetër në këtë rast, Marigona Berisha.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Të pandehurit, masa e arrestit shtëpiak, i është zëvendësuar më atë të ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar. Atij konkretisht i është ndaluar t’i afrohet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe bashkëpandehurës M.B”, tha Jashari ./GazetaSinjali