Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ish-pjesëtarit të UÇK-së, ka thënë se Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme nuk po i lejon të dërgojnë pako me gjëra esenciale për babanë e saj që ndodhet në paraburgim në Hagë.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Gërvalla duhet t’i lë anash ose inatet personale ose ministrinë që sipas saj është duke e udhëhequr dobët.
“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Schwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu përmes Ministrisë së saj”.
“Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Krasniqi. /KlanKosova/